Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot veriun e Mitrovicës për të përuruar parkun në Lagjen e Boshnjakëve dhe për të inspektuar punimet e Qendrës për Strehimin dhe Përkujdesjen e Viktimave të Dhunës në Familje, si dhe të objektit të shkollës së re me kopsht për fëmijë.
Parku, i vendosur pranë ndërtesës së Komunës veriore të Mitrovicës, ofron një hapësirë të gjelbër dhe rekreative për fëmijët, prindërit dhe të rinjtë që praktikojnë sportin e basketbollit.
Ndërkohë, Qendra për Strehimin dhe Përkujdesjen e Viktimave të Dhunës në Familje po ndërtohet me një kosto prej 640 mijë eurosh. Objekti do të ketë dy kate, tre dhoma për gra pa fëmijë, tre dhoma për gra me fëmijë, si dhe një dhomë të veçantë për fëmijë.
Objekti tjetër i investuar nga qeveria, shkolla e re me kopsht, ka një kosto prej 4.1 milionë euro dhe do të përfshijë mësimin për rreth 500 fëmijë.
“Ky është vizioni për të gjithë qytetarët, pa dallim: parqe, shkolla, çerdhe, institucione publike që ofrojnë kujdes, shërbime dhe mirëqenie,” ka thënë Kurti gjatë vizitës.



Të tjera
14 fakte interesante psikologjike
Një recetë ditore për “të qetësuar” stomakun e fryrë
Dërgohet në mbajtje polici që goditi për vdekje një person në Prizren