IPK me tre zyra të reja në veri, Beka: Për herë të parë në objekt shtetëror

Përvetësim i mallit të kontrabanduar, arrestohet 1 polic, 4 nën hetime

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor dhe ka rekomanduar suspendimin për katër zyrtarë tjerë, të dyshuar për veprën penale “Përvetësimi në detyrë”, përcjell Kosova Post.

“Sipas dyshimeve fillestare zyrtarët policorë  në këtë rast, pasi paraprakisht kishin sekuestruar mbi 100 paketa me cigare nga persona të dyshuar për kontrabandë brenda territorit të Republikës së Kosovës, dyshohet se i kanë përvetësuar 24 paketa me cigare, rreth 12,500 pako cigare në vlerë rreth 30.000 euro, kurse në Doganën e Kosovës i kanë dorëzuar vetëm 84 paketa me cigare të cilat janë dyshuar si të kontrabanduara”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Përveç të arrestuarit, katër zyrtarët tjerë janë duke u hetuar në procedurë të rregullt për rastin që ndodhi më 13 mars.

“IPK në interes të hetimit dhe pasi që natyra e veprës penale që lidhet drejtpërdrejt me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe integritetin e zyrtarit policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për të pesë zyrtarët policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast”, vazhdon IPK.

The post Përvetësim i mallit të kontrabanduar, arrestohet 1 polic, 4 nën hetime appeared first on Kosovapost.net.