Pesë kadetë nga Kosova kanë diplomuan në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Ata do të vazhdojnë shërbimin e tyre si oficerë në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kjo u bë e ditur nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili mori pjesë në ceremoninë e diplomimit me ftesë të homologut të tij nga Shqipëria, Pirro Vengu.
“Me mbështetjen e ministrit Pirro Vengu dhe të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Arben Kingji, është bërë e mundur që për vitin e ardhshëm të katërfishohet numri i kadetëve nga Kosova që do të ndjekin studimet në këtë akademi prestigjioze”, shkruan Maqedonci në Facebook.



Të tjera
Si të përgatisni një supë të shpejtë që jua lehtëson stomakun
Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon
Spitali i Pejës bën apel, kujdes me ushqimin për festën e Bajramit