Mandatari Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re, tregoi pesë vendimet që do t’i marr nëse merrë për të tretën herë besimin e deputetëve.
Ai thotë se këto pesë vendime do të merren që në javën e parë të Qeverisë së re, nëse zgjidhet ajo.
“Me të marrë besimin tuaj të nderuar deputetë, pesë vendimet e para që do t’i marrim si qeveri, që në javën e parë, do të jenë:
Miratimi i Projektligjit të Buxhetit për vitin 2026.
Vendimi për rritjen e pagës minimale në 500 euro, që prek një pjesë të madhe të punëtorëve në sektorin privat.
Dhe miratimi i ndryshimit të plotësimit të ligjit që mundëson heqjen e kufizimit të punësimit në sektorin privat për veteranët e UÇK-së”, u shpreh ai.



Të tjera
Përfitimet shëndetësore nga mollët
Tre hapa si të zgjidhni xhinset e duhura për trupin tuaj
El Clasico rikthehet sot në “Bernabeu” – Real Madrid pret Barcelonën në orën 16:15