Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar familjet e ish Presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, në pesë vjetorin e arrestimit të tyre, përcjell KosovaPost.
Krasniqi ka thënë se me ta kanë shprehur solidaritetin e plotë me mallin dhe vuajtjen e tyre për më të dashurit që u mungojnë prej një kohe të gjatë.
“Familjet Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, megjithatë, kanë shumë më tepër arsye për të qenë krenare për bijtë e tyre, sepse ata u takojnë të gjithëve, e mbi të gjitha, Kosovës. Ata ishin bashkë në luftë, bashkë në ndërtimin e shtetit, dhe sot janë bashkë në përballjen me padrejtësinë, me të njëjtin dinjitet që i ka përcjellë gjithmonë. Urojmë që ky proces, i dalë prej binarëve të drejtësisë dhe arsyes, të përfundojë sa më shpejt me verdiktin që e presim të gjithë, lirinë e çlirimtarëve, që ata të kthehen te familjet dhe te populli i tyre. Kosova ju pret!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.



Të tjera
Milani dhe Interi zyrtarisht blejnë San Siron
“S’dua të besoj në të hiq” — Gucati s’i beson as dokumenteve zyrtare të Kurtit për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së
Gjashtë gjëra që duhet t’i bëni me partnerin, që të keni një lidhje të fortë si çift