Partitë politike po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale edhe sot në ditën e pesëmbëdhjetë, duke mbajtur tubime dhe takime me qytetarë për të shpalosur planprogramet për qeverisjen katërvjeçare në komuna.
E agjendën për aktivitetet e sotme, deri tash e kanë dërguar PDK, LDK dhe LVV.
Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim elektorale në Prizren, me prezencë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. (Vendi Nafron Restaurant, Hyrja Prizren Veri, ora 18:00)
Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e komunave në veri. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. Shkolla Fillore “Osman Rama”, ora 15:30.
Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me veteranët e UÇK-së në Drenas. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. Hotel “Nobel”, ora 17:30.
Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Prizrenit në Zhur. Shtëpia e kulturës, ora 18: 00.
Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Prishtinës – fshati Barilevë. Shkolla Fillore “Ali Kelmendi”, ora 19:00.
17:00 – Tubim në shkollë në Uglar, Gjilan.
19:00 – Tubim në Hashant-Plemetini, Shkolla e Hashanëve, Obiliq.
13:00 – Tubim me vajza dhe gra, Shtëpia e Kulturës, Mitrovicë.
16:00 – Takim me Veterae UÇK, Restaurant Green Garden ne Reqan, Suharekë.



Të tjera
Qytetarët anembanë Kosovës të angazhuar për fitoren e Vetëvendosjes
Foton e profilit duhet t’ua zgjedhë dikush tjetër
Në momentin që Kosova ka një rrugë drejt NATO-s, strategjia serbe e bllokimit diplomatik bie dhe loja praktikisht mbaron