Profesori Enver Bytyçi ka komentuar pezullimin e dialogut strategjik mes SHBA-së dhe Kosovës, duke mbrojtur qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti dhe duke vënë në pikëpyetje motivet e ambasadës amerikane.
Bytyçi thotë se megjithëse Kurti mund të ketë refuzuar t’i përgjigjej telefonatës së ambasadorit Hovenier – ndoshta për shkak të një fyerjeje të mëparshme – ai ka qenë gjithmonë i pranishëm në aktivitetet amerikane dhe ka shprehur angazhim për marrëdhënie strategjike me SHBA-në, transmeton “Bota sot”.
Sipas tij, kritikat e ambasadës amerikane për deklarata të “papërgjegjshme” të Kurtit nuk janë thelbi i problemit. Bytyçi vë theksin te veprimet e Kurtit që kanë qenë në kundërshtim me sugjerimet amerikane, si:
Organizimi i zgjedhjeve në veri pa pjesëmarrjen e serbëve
Mbyllja e institucioneve paralele të Serbisë
Ndërhyrjet në çështjen e dinarit serb
Shkatërrimi i grupit të armatosur të Radoiçiqit
Bytyçi akuzon SHBA-në dhe BE-në për përkrahje indirekte ndaj Listës Serbe, të cilën e cilëson si “bandë politike” përgjegjëse për terrorizmin në Banjskë.
Shkrimi i plotë
Albin Kurti mund të ketë bërë deklarata jo publike në bisëda të ndryshme me SHBA-të, të cilat ne nuk i dimë. Ka bërë gjithashtu deklarata publike me të cilat gjithnjë është angazhuar për marrëdhënie miqësore e strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai mund të mos ia ketë hapur telefonin ambasadorit Hovenier, ndoshta pse ky i fundit në bisedën e mëparshme e ka fyer kryeministrin e Kosovës. Në këtë rast unë nuk ia hap telefonin edhe ndonjë njeriu shumë të dashur timit. Por Albin Kurti ka qenë gjithnjë prezent në eventet amerikane për të dëshmuar angazhimin e tij krah saj.
Megjithatë ambasada amerikane anullimin e dialogut strategjik e ka motivuar me deklarata të papërgjegjshme të kryeministrit Kurti. Publiku duhet ta ndajë vetë përgjeshmërinë nga papërgjeshmëria. Eshtë e vërtetë se Albin Kurti ka vepruar në kundërshtim më këshillat amerikane kur bëri zgjedhje në veri edhe pa pjesmarrjen e serbëve. Ka vepruar kundër këshillave amerikane kur mbylli institucionet paralele të Serbisë, kur deshi të hapë Urën e Ibrit për komunikacion, ndoshta edhe kur filloi ndërtimin e dy urave të reja. Amerikanët nuk ishin dakord që Kurti të ndalojë qarkullimin jashtëligjshëm të dinarit serb në Kosovë. Nuk e di nëse ishin ose jo dakord madje për asgjësimin e bandës terroriste të Radoiçiqit. Dhe për në fund Kurti nuk është dakord që Lista Srpska të diktojë votën e Vetëvendosjhes në parlamentin e Kosovës, sepse kjo nuk është kushtetuese dhe ligjore. Ndërkohë që ameriikanët dhe europianët duan t’i japin fuqi një bande politike që udhëhoqi terrorizmin në Banjskë.
Në këtë pikëpamje ambasada ka të drejtë kur thotë se “nuk pajtohet me deklaratat e Kurtit”! Në fakt nuk pajtohet me veprimet e qeverisë Kurti, se deklaratat nuk përbëjnë vepër të mirë ose të keqe. Qytetarët e Kosovës e dinë mirë se çfarë është më e mirë për ta. Ta ndajnë Kosovën midis Serbisë dhe Shqipërisë, apo ta forcojnë shtetin dhe sovranitetin e saj në të gjithë territorin. Të lufohen terrori, krimi i organizuar dhe bandat e trafiqeve, apo të respektohet ligji dhe e drejta në të gjithë vendin! Tri partitë shqiptare të ish-opozitës kur shkuan me vrap në ambasadë menjëherë pas komunikimit të pezullimit të dialogut, ka shumë mundësi të jenë për ndarjen e Kosovës ose së paku për të krijuar një Republikë Srpska në Kosovë. Pra për të bashkëpunuar me Listën Srpska në votimin e ligjeve dhe krijimin e institucioneve në parlamentin e Kosovës. Kurti përfaqëson linjën e kundërt. Të bëjë shtetin pa Serbinë dhe pa Aleksandër Vuçiq. Kosova duhet të zgjedhë midis këtyre dy alternativave. Të tjerat, e hapi ose jo telefonin, i tha bëje ose mos e bëj, të gjitha janë alibi për të fsheh të vëertetën e hidhur që sillet si një fantazëm rreth nesh!
Por besoj se Albin Kurti duhet ta marrë vendimin të dalë në opozitë. Qoftë dhe për hatër të Amerikës. Si opozitar ai nëse do, di edhe si t’i dalë zot Kosovës!
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…
Të tjera
Ndalja e Dialgout Strategjik, Rashiq: Mesazhi më i qartë nga SHBA deri tani, Prattipati më paralamëroi 2 ditë më herët
Lista Serbe nis fushatën me himn të Serbisë dhe premtimin për “çlirim nga Kurti”
SHBA pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën, Nurellari: Shuplakë për Albin Kurtin