Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të pezullojë partinë Aleanca Kosova e Re, e themeluar nga Behgjet Pacolli, pasi kjo parti nuk ka arritur t’i mbajë zgjedhjet e brendshme brenda afatit të përcaktuar.
Sipas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, AKR-ja kishte detyrim që procesin e zgjedhjeve të brendshme ta përfundonte deri më 25 shkurt 2026. Megjithatë, edhe pas paralajmërimeve të bëra, partia nuk ka njoftuar për mbajtjen e Kuvendit të saj të brendshëm.
Me vendimin e marrë, KQZ-ja i ka dhënë AKR-së një afat prej 45 ditësh për ta zhvilluar procesin e zgjedhjeve të brendshme. Nëse kjo nuk ndodh brenda këtij afati, atëherë partia rrezikon të çregjistrohet nga regjistri i partive politike.
Në mbledhjen e KQZ-së u theksua se mosorganizimi i zgjedhjeve brenda periudhës së re do të çojë në largimin e partisë nga regjistri zyrtar.



Të tjera
Java e 24-të, derbi kryesor Ballkani – Drita
Fatmir Sheholli edhe dy muaj në paraburgim
Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…