Pikë të ndara në xhiron e 20-të, Dukagjini-Gjilani 1-1 – Ekonomia Online

Pikë të ndara në xhiron e 20-të, Dukagjini-Gjilani 1-1

Dueli mes Dukagjini dhe Gjilani për xhiron e 20-të në Albi Mall Superligë përfundoi pa fitues, 1-1, pas një ndeshjeje të luftuar dhe me shumë raste shënimi.

Fusha e rënduar nga shirat e fundit ndikoi në ritmin e lojës, ndërsa pjesa e parë përfundoi pa gola. Mysafirët kaluan të parët në epërsi me një gol të Senad Jarovic në minutën e 60-të, pas një asistimi fantastik nga Blerind Morina.

Megjithatë, në minutat e fundit, vendasit arritën të barazonin shifrat. Vitor Hugo shfrytëzoi një top të mirë në zonë dhe shënoi për 1-1, duke i dhënë pikë ekipit të tij.

Pas këtij rezultati, Dukagjini mban vendin e 5-të me 30 pikë, ndërsa Gjilani renditet një vend më poshtë me 27 pikë.

Në xhiron e ardhshme, Dukagjini viziton Malishevën, ndërsa Gjilani pret Prishtinën në shtëpi.