Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë të ditur se pilotët e Forcave Ajrore dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë përfshirë në një trajnim të përbashkët, me qëllim rritjen e gatishmërisë operacionale.
Kapiteni i Forcës Ajrore të Shqipërisë, Atdhe Hasani, theksoi se ky program zhvillohet në kuadër të marrëveshjes bilaterale Kosovë- Shqipëri.
Ai deklaroi se shkëmbimi i përvojave i ndihmon pilotët të përmirësojnë reagimin në situata emergjente.
“Prezenca këtu na lejon të shkëmbejmë përvoja gjatë fluturimeve me helikopter dhe na mëson se si të veprojmë në rast të emergjencave apo operacioneve”, u shpreh ai.



Të tjera
Rrëzimi i dekretit të Osmanit, reagon Grupi Parlamentar i LDK
Diagnoza e gabuar – gabimi më i shpeshtë mjekësor dhe më seriozi
Edhe gjiganti mediatik The Guardian me artikull për Kosovën e lavdishme