Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka reaguar për rastin e ndalimit të dy personave për spiunazh në Kroaci, një pilot të forcave ajrore kroate që kishte punuar edhe në KFOR dhe të dashurën e tij serbe nga Mitrovica, të cilët dyshohet se i shërbyen Serbisë.
Milanoviq tha se i mbështet të gjitha institucionet e vendit të tij për ndërmarrjen e veprimeve lidhur me këtë rast.
“Lidhur me fillimin e një hetimi kundër oficerit të Forcave të Armatosura Kroate J.I. (54) nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të spiunazhit sipas Nenit 348, paragrafi 1 i Kodit Penal, Presidenti i Republikës Zoran Milanović shpreh mbështetje për të gjitha institucionet e Republikës së Kroacisë, kryesisht VSOA-n, të cilat kanë vërtetuar nëpërmjet veprimeve të tyre kryerjen e mundshme të veprave penale në dëm të Republikës së Kroacisë dhe kanë marrë masa të përshtatshme brenda juridiksionit të tyre me qëllim zbulimin e autorëve të mundshëm dhe parandalimin e veprave të mëtejshme penale”.
Në një komunikatë të publikuar nga Zyra e Milanoviqit thuhet se “Presidenti i Republikës është informuar në kohën e duhur për aktivitetet e institucioneve kompetente të ndërmarra në këtë rast dhe pret një hetim efikas që do të vërtetojë të gjitha faktet përkatëse”.



Të tjera
Disa probleme shëndetësore mund të dallohen nga sytë
Ushqimet që ju ndihmojnë të ndiheni të lumtur
Studimet e fundit tregojnë se çfarë do të thotë “të hash thonjtë”