Pishina “Gërmia” në Prishtinë hapet sot për vizitorët, pas përfundimit të procedurave ligjore të përzgjedhjes së operatorit ekonomik që kishte ndikuar në shtyrjen e datës së hapjes.
Ushtruesja e detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes publike “Sport Marketing”, Artina Canolli, ka deklaruar për KosovaPress se nuk do të ketë rritje të çmimeve krahasuar me vitin e kaluar.
Ndërsa, në vikend, çmimi i hyrjes për të rritur ishte pesë euro, kurse për fëmijë çmimi mbetej i njëjtë.
Ndërkohë që, çmimi i biletës mujore ishte 50 euro.
Pishina e Gërmisë e njohur edhe si Liqeni i Gërmisë është një pishinë e tipit të hapur në pjesën periferike të kryeqytetit të Kosovës, në një distancë prej afër 5 km nga qendra e Prishtinës. Ajo është ndërtuar në vitin 1987 dhe ndodhet në kuadër të Parkut të Gërmisë.



Të tjera
Maska po ju acaron lëkurën, mbroni kështu fytyrën
Policia dhuron donacion për shoqatën Down Syndrome Kosova Kosova News Kosova
Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, Presidenca dorëzon komentet në Kushtetuese