Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vlerësuar pjesëmarrjen e Ushtrisë së Kosovës në stërvitjet e përbashkëta me vendet e NATO-s në kuadër të “Defender Europe 2025”, duke e cilësuar si moment krenarie për të gjithë qytetarët e vendit, përcjell KosovaPost.
Haradinaj ka kujtuar vendimin e vitit 2018 për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, duke theksuar se kjo ndodhi në dakordim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka përgëzuar Ushtrinë e Kosovës për suksesin e arritur në stërvitjen ushtarake “Defender Europe 2025”, duke theksuar rëndësinë e këtij angazhimi për pozicionimin ndërkombëtar të vendit dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët e sigurisë.



Të tjera
444 veprime në dy muaj, aksione për lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë
Kurat natyrale kundër kollitjes dhe problemeve me frymëmarrjen
The*rje me thi*kë në Aktash të Prishtinës