Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar përvjetorin e masakrave të Grashticës, Nakaradës, Dragaqinës dhe Sopijës.
“ 21 prilli i vitit 1999, një ditë, katër vendndodhje, një krim nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë.Në të njëjtën ditë, në pjesë të ndryshme të Kosovës, forcat kriminale serbe vranë me gjakftohtësi dhjetëra civilë të pafajshëm, duke lënë pas vetëm dhimbje, kujtime dhe thirrjen për drejtësi, e cila nuk ka pushuar asnjëherë”.
“Në Grashticë të Prishtinës, nga një kolonë e gjatë e të zhvendosurve nga fshatrat e Gollakut që po përpiqeshin të shpëtonin, u vranë mizorisht 60 burra. Trupat e tyre u hodhën në lumë, një përpjekje makabre për t’i zhdukur gjurmët e krimit”.
“Në Nakaradë të Fushë Kosovës, 16 burra dhe djem të familjes Mirena u ndanë nga të afërmit e tyre dhe më pas u vranë brutalisht. Në Dragaqinë të Suharekë, 11 civilë shqiptarë u torturuan mizorisht e më pas u hodhën në pus, i cili u mbush me mbetje ndërtimore. Krimi u mbulua fizikisht, por kurrë nuk u harrua”.
Sipas të parës së shtetit, këto nuk janë vetëm ngjarje të së kaluarës, por janë plagë të gjalla në kujtesën e Kosovës.
“Plagë që kërkojnë drejtësi. Plagë që na obligojnë të mos harrojmë kurrë.I përhershëm qoftë kujtimi për martirët!”, shtoi Osmani.
Të tjera
Moska po kërkon zgjerimin e lu*ftës
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese – Fitorja është e jona!
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese!