Forca e Sigurisë së Kosovës është deklaruar për Klan Kosovën lidhur me plagosjen e ushtarit të tyre 22-vjeçar, të dielën në fshatin Sharban të Prishtinës, ku i dyshuar është një koleg i tij.
Sipas FSK-së, arma e përdorur në këtë rast nuk është zyrtare e këtij institucioni.
Në përgjigjen e tyre thuhet se rasti është në procedurë të hetimit.
“Ju njoftojmë që rasti ka ndodhur aksidentalisht jashtë ambienteve të FSK-së, arma e përdorur nuk është zyrtare e FSK-së dhe momentalisht rasti është në procedurë të hetimit.”.
Lidhur me incidentin, mbrëmë janë deklaruar për Klanin edhe nga Policia e Kryeqytetit.
“Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.”



Të tjera
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vr@u vëllain e tij në Klinë
Në Ditën Botërore të Ujit, Pacolli prezanton planin për mbrojtjen e ujërave
Një ushtar turk dhe dy teknikë të ASELSAN-it midis shtatë të vd*ekurve nga rrëzimi i helikopterit në Katar