Tifo-grupi i Prishtinës, “Plisat”, ka dalë në mbështetje të protestës për drejtësi dhe nderimin e luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
‘Plisat’ përmes një njoftimi, i kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të dielën, më 17 shkurt, në ora 14:00 të marrin pjesë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të kërkuar drejtësi për ushtarët e UÇK-së që aktualisht po mbahen në Hagë.
“Më 17 shkurt, dalim në Sheshin Skënderbeu për të kërkuar drejtësi. Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ata që luftuan për lirinë tonë sot po përballen me padrejtësi, ndërsa krimet ndaj popullit shqiptar mbeten të pandëshkuara. Plisat i bashkohen zërit qytetar për drejtësi, për nderimin e luftës çlirimtare dhe për mbrojtjen e historisë sonë. Heshtja nuk është opsion kur po gjykohet lufta për liri. Protesta do të zhvillohet në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë më 17 shkurt në ora 14:00. Drejtësia nuk negociohet”, thuhet në njoftimin e ‘Plisave’.



Të tjera
‘Më thirri një grua… i rrita tarifat’
Ambasada e ShBA në Hagë po e ndjek fjalën përfundimtare të mbrojtjes së Thaçit
Mishetiq: S’ka fakte që Thaçi dinte për krimet në Jabllanicë, për Haradinajn si komandant zone s’ka akuzë për lidhje me NPK-në