Osmani, me ftesë të Presidentit Trump, merr pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes në Washington D.C

“Po bën punë të shkëlqyera”, Trump falënderon Osmanin për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump e ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin për pjesëmarrjen e saj në Bordin e Paqes, mbledhja e të cilit po zhvillohet aktualisht në Uashington.

Gjatë prezantimit, ai tha se Osmani po bën punë të shkëlqyera.

“Presidentja Osmani nga Kosova, faleminderit shumë, po bëni punë të shkëlqyera”, tha Trump.