Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës

Po mbyllim rrugët e ko*ntrabandës në veri, po hapim shtigje të sigurisë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se institucionet e sigurisë po vazhdojnë angazhimin për të parandaluar kontrabandën dhe hyrjet ilegale të grupeve ekstremiste në veri të vendit, përcjell KosovaPost.

“Përderisa po mbyllim rrugët e kontrabandës dhe inkurzioneve të terroristëve dhe ekstremistëve në veri, në të njëjtën kohë po hapim shtigje të reja për qytetarët tanë e institucionet e rendit,” ka thënë Sveçla.

Ai shtoi se këto veprime synojnë forcimin e sigurisë dhe kontrollit kufitar.

“Për shtimin e sigurisë dhe për mbrojtjen e kufijve tanë,” theksoi ministri.

Sipas tij, puna e institucioneve të rendit do të vazhdojë me qëllim të garantimit të sigurisë publike dhe parandalimit të aktiviteteve të paligjshme në këtë zonë.