Deputeti i PS-së Erion Braçe kërkoi disa sqarime nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për një auditim që i është bërë kompanisë Bankers Petroleum, nga ku rezulton se përveç evazionit fiskal, çështje për të cilën është në hetim, kjo kompani ka edhe 34.6 milion euro detyrime ndaj Albpetrol.
“Bankers Petroleum i detyrohet shtetit shqiptar 120 milionë euro, vlerë akcize dhe detyrime që llogariten mbi të. Kanë kaluar 6-vjet nga akti i pezullimit, ndërsa shkelja po shkon në kufi të 10 viteve. Ca ndodh se nuk janë pak para, por i janë mohuar qytetarëve nga e njëjta kompani. Mes viteve 2014-2017 nga kompania e Bankers Petroleum është gjetur në shkelje të ligjit sa i takon detyrimeve fiskale dhe normalisht i është vendosur një gjobë që shkon në vlerën e një 120 milionë euro. Zbatimi i kësaj gjobe është pezulluar. Jemi në limite të mbetjes në fuqi të kësaj gjobe. Do doja të dija ju e keni evidentuar këtë fakt gjatë kontrollit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave që merret me detyrimet fiskale pikërisht këtyre kompanive përshi akcizën e kështu me radhë”, tha Braçe.
Ndërkohë më herët në komision Shehu deklaroi se në bashkëpunim edhe me autoritete ndërkombëtare po bën një auditim të detajuar për kompaninë Bankers, për periudhën 2019-2024.
“Është planifikuar në vitin 2025 auditimi mbi përfitimet nga shfrytëzimi i burimeve kombëtare nga Bankers për vitin 2019-2024. Auditim proces i cili është në fazë auditimi dhe po ndiqet me kujdesin maksimal nga ana e institucionit. Gjithashtu KLSH është duke bashkëpunuar me institucionin homolog të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe institucioneve të tjera homologe në drejtim të auditimit në fushën e hidrokarbureve”, ka deklaruar Shehu.
Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ka deklaruar se për shkak të punës për të audituar institucionet më të larta të shtetit, punonjësit e KLSH-së, duhet të kenë mbështetje ndërkombëtare.
Shehu ka përmendur rastin e një ish-punonjësi të KLSH-së i cili kishte frikë të adresuar gjetjet tek Ministri i kohës Gent Cakaj. Shehu po ashtu tha se punonjësi i KLSH-së kishte frikë të auditonte punën e kryeministrit Edi Rama, dhe më vonë për situatave të tjera ishte larguar nga detyra.
“Një auditues më ka shprehur pamundësi për të adresuar gjetjet tek ministri Cakaj që në atë kohe drejtonte Ministrinë e Jashtme. Më ka thënë që nuk është problemi për të komunikuar shqetësimet tek z. Caka por mungesa e mundësisë për ti transmetuar gjetjet Kryeminsitrit, sepse ai është përgjegjës për punët e Jashtme. Për shkak të situatave të tjera personi është larguar nga institucioni. Më pas më është dërguar një letër nga personi që do i drejtohej institucioneve ndërkombëtare për të më supertuar mua për të audituar punën e kryeministrit sepse unë nuk kam mundësi për shkak të frikës të auditoj punën e kryeministrit. Çfarë të bëj unë në këto situata. Unë e fus veten tek ata persona që i frikem vetëm zotit dhe ligjit”, tha Shehu./Shqiptarja.com



Të tjera
Njohja nga Siria, hap i rëndësishëm në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës
Kujdes me mandarinat! Nëse hani shumë mund të përfundoni te mjeku
Arabia Saudite mirëpret njohjen e Kosovës ndaj Sirisë