“Po mendoja t’i ndërroja atletet para se të vija”, gazetari francez batuta me Ramën në Tiranë

“Po mendoja t’i ndërroja atletet para se të vija”, gazetari francez batuta me Ramën në Tiranë

Një gazetar francez nga Le Monde ka shkuar në Kryeministrinë shqiptare për intervistë me Edi Ramën.

Gjatë pritjes nga Rama, gazetari ia përmendi veshjen e pazakontë të tij kur priti liderët europianë gjatë një samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

“Para se të vija këtu, po mendoja nëse duhej t’i ndërroja atletet, por kur ju pashë duke i pritur liderët e BE-së në Tiranë duke veshur atlete, e kuptova që ishte në rregull. A është ky kod veshjeje unik, mënyra juaj për të treguar një imazh ndryshe, modern të Shqipërisë?”, e pyeti gazetari francez.

Rama në përgjigje i tha se s’ishte kjo arsyeja, por se dëshiron të ruajë stilin e tij edhe duke shërbyer si politikan.

“Jo. Është thjesht mënyra ime për të qenë vetvetja. Sepse përndryshe nuk jam. Pyeta veten pse duhet të ndryshoja, sikur të isha në skenë. Ky jam unë, por gjërat ndryshojnë. Të tjerët po fillojnë të veshin atlete gjithashtu”.

Në këtë storie me Ramën, gazeta franceze e përshkruan atë si një lider jotipik.

“Kur hyn në zyrën e tij, nuk po hyn në botën e një politikani të zakonshëm”, vazhdon rrëfimi për Ramën./Express/