Po vazhdon seanca konstituive, a do të bëhet zgjedhja e kryeparlamentarit?

Po vazhdon seanca konstituive e Kuvendit, e cila ka nisur më 15 prill.

Të hënën seanca u ndërpre pasi nënkryetari i LVV-së, Glauk Konufca tha se nuk kanë hequr dorë nga propozimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, por ai nuk u hodh për votim, pasi kryesuesit të seancës, Avni Dehari iu kërkua “kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë”.

Glauk Konjufca tha të hënën se “kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveçse me një marrëveshje politike”.