Në Podujevë do të realizohen disa ngjarje të rëndësishme në fushën e arsimit dhe përkujdesjes për fëmijët.
Gjatë ditës do të bëhet përurimi i dy çerdheve publike, njëra në fshatin Kërpimeh dhe tjetra në fshatin Orllan, si dhe do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e objektit të Kuzhinës Qendrore në qytet.
Në këto aktivitete do të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë,Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi. Çerdhja në Kërpimeh është vendosur në objektin e vjetër të shkollës “Hamit Sejdiu”, ndërsa ajo në Orllan gjendet brenda objektit të shkollës së fshatit.
Ndërkohë, Kuzhina Qendrore do të ndërtohet në hapësirën prapa Kompleksit “Malësia”, pranë lumit Llap, dhe do të shërbejë për përgatitjen dhe shpërndarjen e shujtave të ngrohta për nxënësit e shkollave fillore dhe fëmijët që ndjekin çerdhet publike në komunë.



Të tjera
Dy ditët e fundit 50% e konsumit u mbulua nga importi
Rama nderohet me medaljen më të lartë “Zayed” nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara: Krenari për Shqipërinë
KQZ vendos të rinumërohen 914 vendvotime nga zgjedhjet e 28 dhjetorit