Podujeva inicion procedurat për ndërtimin e Kuzhinës Qendrore

Podujeva inicion procedurat për ndërtimin e Kuzhinës Qendrore

Komuna e Podujevës ka iniciuar procedurat për ndërtimin e Kuzhinës Qendrore. Lajmin e ka bërë të ditur i pari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.

“Kemi inicuar procedurat për ndërtimin e Kuzhinës Qendrore, një projekt me vlerë prej 700 mijë eurosh, që do të përgatisë dhe shpërndajë ushqim të ngrohtë për të gjithë fëmijët në çerdhe dhe nxënësit e personelin arsimor të shkollave fillore në komunën tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Bulliqi e ka quajtur këtë proces si hap drejt përmirësimit të mirëqenies së fëmijëve dhe një parakusht i rëndësishëm për fillimin e organizimit të mësimit gjithëditor në shkollat e Podujevës.