Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Podujevë.
Të njëjti i janë gjetur 18 bimë të mbjella të llojit kanabis.
‘’KULTIVIM I BIMËS SË HASHASHIT, SHKURRES SË KOKAINËS OSE BIMËVE TË KANABISIT
Fsh. Gërdoc, Podujevë 24.10.2025 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të tij, i janë gjetur dhe sekuestruar 18 bimë të mbjella të llojit kanabis dhe 987.2 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raport.



Të tjera
Armend Zemaj: Kurti duhet t’u përgjigjet qytetarëve pse i ka mashtruar për numrat – LDK nuk do të kërkojë mandatarin
KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Këto janë komunat fituese dhe ato që shkuan në balotazh
Granit Xhaka ia dhuroi sot fanellën Ramiz Lladrovcit, dyshja u përqafua