Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë, gjatë ditës së sotme kanë marrë pjesë në një aktivitet humanitar të organizuar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke ndihmuar në shpërndarjen e ushqimit për besimtarët gjatë iftarit të organizuar në Mitrovicë nga një organizatë humanitare.
Policia, përmes një njoftimi për media, theksoi se në këtë aktivitet mori pjesë edhe Policia në Komunitet, e cila përmes angazhimit të saj kontribuoi në shpërndarjen e ushqimit për të pranishmit.
“Pjesëmarrja e zyrtarëve policorë në këtë aktivitet kishte për qëllim mbështetjen e iniciativave humanitare dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve. Ky veprim dëshmon përkushtimin se Policia, krahas përkushtimit në ofrimin e sigurisë, po ashtu ofron mbështetje të aktiviteteve me karakter humanitar dhe social”, thuhet në njoftim, transmeton KosovaPost.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me VV-në
Mësojeni veten si të jeni pozitivë