Ka përfunduar në prangat e policisë i dyshuari për fajde pasi ai u kap në flagrancë gjatë kryerjes së veprës penale.
Policia thotë se i dyshuari me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar kështu gjendjen e rëndë financiare të viktimës, dhe duke e ngarkuar atë me kamatë në mënyrë të kundërligjshme.
Policia e Kosovës thotë se në lidhje me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale ndaj personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me aktvendim të prokurorit është ndaluar./rtk



Të tjera
4 arsye, pse lidhjet serioze na ndryshojnë jetën
Receta me të cilën e rigjeneroni trupin tuaj
Takime me qytetarë, jo vetëm kur fillojnë zgjedhjet