Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për sulm fizik ndaj një personi në Zubin Potok
Rasti sipas Policisë është raportuar të mërkurën rreth orës 10:30 minuta.
“Sipas deklaratave të ankuesit, ai është sulmuar fizikisht dhe goditur nga një person i dyshuar pas një mosmarrëveshje. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme dhe kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin K.J. (64 vjeçar), i cili është intervistuar në stacionin policor në Zubin Potok”, thuhet nga policia.
Në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit “Sulm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.



Të tjera
Sveçla kujton Astrit Deharin: Drejtësia është e domosdoshme!
Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Vërmicë
Osmani ngushëllon për tr@gjedinë në Tuzla: Kosova është me ju