Të shtunën kanë filluar kërkimet për personin i cili është raportuar i zhdukur nga 24 dhjetori i vitit 2024.
Sipas policisë, i zhdukuri është Arban Hisari, 26 vjeçar nga Prizreni.
dërkohë në operacionin e kërkimit përveç sektorit Rajonal të Hetimeve të Prizrenit dhe patrullave policore nga Gjakova, me kërkesë të policisë kanë marrë pjesë FSK-ja me ekipin e kërkim-shpëtimit.
“Sot me datë 11.01.2025,rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për personin Arban Hisari, 26 vjeç, nga Prizreni i raportuar si i zhdukur me datën 24 dhjetor 2024. Kërkimet kanë filluar në lumin “Drini I bardhë” duke filluar në afërsi të “Urës së shenjt”. Në operacionin e kërkimit përveç sektorit Rajonal të Hetimeve të Prizrenit dhe patrullave Policore ngaj Gjakova, me kërkesë të policisë merr pjesë e FSK me ekipin e Kërkim Shpëtimit”, ka thënë Bytyqi.
Të tjera
Genar Topalli sqaron burimin e të ardhurave pas komenteve për dasmën e tij
Haradinaj zbulon detajet e bashkëpunimit me CIA-n: Komunikimi nuk është ndalur as në luftë
Ukraina pret një fond prej 3.5 miliardë dollarësh deri muajin e ardhshëm – për armët amerikane për të luftuar kundër Rusisë