Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpinë e Top Kolshit, të dyshuarit për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në fshatin Baincë të Lipjanit.
Sipas raportit 24-orësh, bastisja është kryer mbrëmë rreth orës 18:00 me urdhër të gjykatës.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike.
Ndërkohë Gjykata Themelore e Prishtinës ia kishte caktuar një muaj paraburgim Top Kolshit.



Të tjera
Propaganda ruse për Ukrainën dhe Kosovën po përhapet edhe në mediat në gjuhën shqipe
Strategjia ‘Serbia 2030’ shpërfaq pretendimet territoriale ndaj Kosovës
Burrat më të gatshëm për divorc pas tradhtisë