Operacioni “Patenta”, sekuestrohen ar*më, 224 fi*shekë, mbi 20 mijë euro, telefona e kompjuterë

Policia do ta shënojë 26 vjetorin e themelimit me aktivitete të shumta dhe gara sportive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të shënimit të 26 vjetorit të themelimit janë organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme, përfshirë garat sportive si dhe aktivitete të tjera, të cilat do të zhvillohen ditëve në vijim deri në ceremoninë qendrore e cila mbahet me 6 shtator 2025.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në aktivitetet e parapara të Divizionit të Policimit në Bashkësi si dhe në ceremoninë qendrore, pritet të marrin pjesë personalitetet e larta shtetërore, drejtori i Përgjithshëm i PK-së, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Zyrtarët policorë do të festojnë 26 vjetorin për dy ditë, të premten dhe të shtunën, më 5 dhe 6 shtator.

Agjenda e festimit të 26 vjetorit të Policisë së Kosovës:

Datë: 05.09.2024 – e premte,

Aktivitetet e Policisë në Bashkësi me fëmijë dhe të rinj me pjesëmarrje edhe të pjesëtarëve të njësive speciale, vendndodhja: sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, koha: 09:00 – 13:00;

Porta e hapur (Drejtoritë Rajonale të Policisë si dhe stacionet policore organizojnë portën e hapur për qytetarë), koha 10:00-14:00;

Ndeshje e volejbollit – Policia e Kosovës me Policinë e Shtetit; Vendi –Salla Sporteve, Pallati i Rinisë – Prishtinë; Koha 12:15.

Datë: 06.09.2024. e shtunë, fillimi i ceremonisë ora 19:00;

Ceremonia qendrore – lokacioni: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.