Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti FAST, ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar që kërkohej nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit zyrtar, sot rreth orës 00:30, zyrtarët policorë nga kjo drejtori, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e Policisë Kufitare, kanë realizuar arrestimin e një shtetasi turk, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, transmeton Klankosova.tv.
I dyshuari kërkohej nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale “Vrasje”, e cila dyshohet se ka ndodhur një ditë më parë në qytetin e Shkupit.
Me urdhër të prokurorit kompetent, personi i arrestuar është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore, në koordinim me autoritetet përkatëse.



Të tjera
Ide brilante, ku t’i fshihni sendet me vlerë në shtëpi
Homazhe në Kuvendin e Kosovës për ish-kryetarin Nexhat Daci
Osmani bën homazhe pranë arkivolit të Nexhat Dacit