Në Qendrën e Njësive të Specializuara në Vrellë u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të poligonit të gjuajtjes dhe atij me pengesa, të rinovuar nga trupat e KFOR-it, përfshirë ushtarët amerikanë, përcjell KosovaPost.
Në ceremoni morën pjesë zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it, përfshirë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, kolonel Gazmend Hoxha, përfaqësuesin e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it kolonel Ferrara, komandantin e KFOR-it amerikan kolonel Helzer dhe drejtorin e Departamentit të Njësive Speciale, kolonel Mentor Shabani.
Në fjalimet e tyre, kolonel Hoxha dhe kolonel Helzer theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të mbështetjes teknike e logjistike në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë, në shërbim të rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve.
Në shenjë mirënjohjeje, palët shkëmbyen pllaka nderi dhe ndanë falënderime për ushtarët dhe zyrtarët e angazhuar në këtë projekt, duke e cilësuar bashkëpunimin si shembull të shkëlqyer për paqe dhe stabilitet në vend.
Të tjera
Punime të domosdoshme, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë