Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar me sukses një ekstradim ndërkombëtar dhe një arrestim tjetër brenda vendit, në kuadër të luftimit të krimit ndërkombëtar.
Bëhet e ditur se personi i ekstraduar dyshohej për vepra të rënda penale dhe për shmangie nga drejtësia.
“Me datë 10.02.2026, në koordinim të plotë me autoritetet gjermane, është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë një shtetas kosovar i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar Ekstradimi u bë falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse policore për procedura të mëtejme ligjore”, njofton PK.
Po ashtu, gjatë së njëjtës ditë, Policia e Kosovës ka arrestuar në territorin e vendit një shtetas tjeter të huaj të kërkuar ndërkombëtarisht.
“Arrestimi u realizua bazuar në urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga disa shtete të Bashkimit Evropian. I dyshuari lidhet me dyshime për përfshirje në aktivitete të krimit të organizuar. Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, njofton policia, transmeton KosovaPost.



Të tjera
Tërheqjet e formulave për bebe: Britania heton 36 raste të dyshuara helmimi nga cereulide
Truku me kube akulli, për t’i shpëtuar lulet nga vyshkja
Tërmeti në Kosovë, Ministria e Ekonomisë del me komunikatë: Tërmeti është ndier dukshëm