Policia e Kosovës ka arrestuar 15 persona të dyshuar për lëshim të çeqeve pa mbulesë, keqpërdorim të kartelave bankare si dhe mashtrim kompjuterik.
Arrestimi i tyre është bërë të hënën, më 2 qershor në Gjilan.
Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit, pas Intervistimit, janë dërguar në mbajtje.
“Gjilan / 09.01.2024-10:00. Njësitet policore pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, me datë 02.06.2025 kanë arrestuar pesëmbëdhjetë (15) të dyshuar kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat e cekura. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Të tjera
Gënjeshtrat që gratë e martuara ua thonë burrave
5 shenjat e horoskopit me karakter të fortë
Mungesa adekuate e gjumit sjell e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit