Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë manifestimeve që do të mbahen nesër (28 qershor), me rastin e shënimit të “Vidovdan”-it.
Gjatë një takimi të mbajtur sot në Drejtorinë e Përgjithshme të PK-së, menaxhmenti i lartë policor ka prezantuar planin operacional për “Vidovdan”, me ç’rast janë informuar përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare.
Sipas Policisë, në të gjitha rajonet dhe departamentet policore janë planifikuar masa parandaluese dhe operative, për të siguruar që manifestimet të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe pa incidente.
Përveç masave të sigurisë, Policia paralajmëron se gjatë manifestimeve mund të ketë bllokime të përkohshme apo riorientim të trafikut, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.



Të tjera
Personat që e kanë partnerin optimist jetojnë më gjatë
Temperaturat mbi 30 gradë, dhjetë këshilla për të moshuarit
Gërvalla kritikon Ramën për editorialin e përbashkët me Vuçiqin në FAZ