Policia e Kosovës ndalon 3 policë të Serbisë në pikat kufitare me Serbinë

Policia e Kosovës ndalon 3 policë të Serbisë në pikat kufitare me Serbinë

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës në pikat kufitare Jarinjë, Bërnjak dhe Dheu i bardhë ka ndaluar 3 pjestarë të policisë serbe.

Sipas burimeve të KosovaNews policët e ndaluar janë shtetas të Republikës së Kosovës por që kanë edhe shtetësi të Serbisë dhe aktualisht punojnë në policinë e këtij shteti.

Burimet pranë instititucioneve të sigurisë mësojnë se arsyeja e ndalimit të policëve serbë është se ata janë shtetas të Kosovës dhe në bazë të legjislacionit në fuqi nuk kanë të drejtë të punojnë për një shtet tjetër pa miratimin e organeve tona të sigurisë.

Ndalimin e policëve  serb pak më parë e ka konfirmuar edhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Në njoftimin e Zyrës për Kosovën përmenden vetëm inicialet e të ndaluarve dhe pikat kufitare ku janë ndaluar: N.V., (26 vjeç, Bërnjak), M.M., (28, Jarinje), dhe A.M., (36, te Dheu i Bardhë).