Policia e Kosovës ka njoftuar se me 1 korrik 2025, në orën 09:00, në Zubin Potok do të mbahet ceremonia solemne e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e stacionit të ri policor. Ky investim është pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar sigurinë dhe praninë policore në këtë rajon, transmeton KosovaPost.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla.
“Ky stacion policor do të forcojë prezencën e Policisë në Zubin Potok dhe do të përmirësojë sigurinë për qytetarët,” thuhet ne njoftim.



Të tjera
Irani kërkon zhvendosjen e ndeshjeve nga SHBA në Meksikë
Sporti të shëron nga bastet
Paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës alarmon qytetarët: “S’do mund t’ia dalim”