Policia i fton për intervistim kandidatët e konkursit të 8 shtatorit

Policia e Kosovës vlerësohet ndër më efektivet në rajon, kr*imi në nivelin më të ulët

Policia e Kosovës ka publikuar një komunikatë për media, ku theksohet se Kosova renditet ndër vendet më të sigurta në Ballkanin Perëndimor, duke pasur nivelin më të ulët të kriminalitetit dhe numrin më të vogël të viktimave në aksidentet fatale.

vlerësim vjen nga Indeksi Global i Krimit të Organizuar 2025, publikuar më 10 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Krimit të Organizuar Transnacional. Raporti tregon se Kosova ka mesatarën më të ulët në rajon – 4.85 pikë në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 10, ku maten 15 tregje kriminale, 5 lloje aktorësh kriminalë dhe 12 indikatorë të qëndrueshmërisë shtetërore.

Indeksi analizon përhapjen e krimit të organizuar, trafikun e drogës, trafikimin e qenieve njerëzore, krimin kibernetik dhe aftësinë e shteteve për t’i luftuar këto dukuri.

Sipas Policisë së Kosovës, ky rezultat është arritur falë planifikimit strategjik, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimit të zyrtarëve policorë në luftimin e formave të ndryshme të kriminalitetit.

Po ashtu, edhe në fushën e sigurisë rrugore, Kosova kryeson në rajon. Sipas raportit të organizatës Transport Community, publikuar më 12 nëntor 2025 me të dhënat e vitit 2024, vendi ynë ka numrin më të ulët të viktimave për një milion banorë në aksidente fatale, duke lënë pas të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Policia e Kosovës thekson se përmes fushatave informuese, planeve operacionale dhe kontrolleve në trafik, është arritur të ketë përmirësime të ndjeshme në sigurinë rrugore dhe rendin publik. Institucioni mbetet i përkushtuar të vazhdojë punën drejt një mjedisi edhe më të sigurt për qytetarët.