Policia e Kosovës në veri për herë të dytë brenda ditës së sotme ka gjetur e sekuestruar armë, municion dhe eksploziv në një shtëpi të braktisur të një tjetër fshat në Zubin Potok.
Bëhet fjalë për fshatin Jagnjenicë të kësaj komune ku policia thotë se gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore në rajonin e Veriut, ka pranuar informacione se në një shtëpi të braktisur në këtë fshat dyshohej se mund të gjendeshin armë, municion si dhe eksploziv.
“Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë relevante policore kanë dalë në lokacionin e dyshuar, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar: 1 (një) pushkë e tipit M48, 244 (dyqind e dyzet e katër) fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 (dy) karikatorë të zbrazët si dhe një sasi eksplozivi”, bëhet e ditur në njoftim.
Kanë thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia për Trajtimin e Eksplozivit(EOD) te cilët kanë tërhequr eksplozivin në mënyrë të sigurt, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar llojin e saktë të eksplozivit.
“Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime”, thotë Policia e Kosovës.



Të tjera
‘Plehra, lëri çunat’- Përplasje fizike mes deputetit të PD-së dhe policisë gjatë protestës në Shqipëri
Kërkohet paraburgim ndaj 23 të dyshuarve për falsifikim rezultatesh
Gaza, 10 fëmijë të vde*kur nga i ftohti që nga fillimi i dimrit