Policia gjermane detyrohet ta plagosë 17 vjeçarin nga Kosova që dyshohet se theri me thikë mësuesen: S’ka më rrezik

Siç raporton gazeta gjermane “Bild”, policia gjermane ka arritur ta arrestojë 17 vjeçarin nga Kosova, pasi i njëjti dyshohet se sot në orët e para të mëngjesit ka qëlluar me thikë në barkë një prej mësuesve të një kolegji në Essen të Gjermanisë, shkruan Gazeta Express.

Sipas raportimeve, ai dyshohet se ishte lokalizuar dhe më pasë ishte turrur me thikë drejt policëve, të cilët edhe e kanë plasogur.

“Gjatë arrestimit, oficerët përdorën armë zjarri. I dyshuari u plagos gjatë këtij procesi dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor”, ka njoftuar policia gjermane.

“Pak pas orës 11:00 të paradites, dëshmitarët raportuan të dyshuarin në një park rreth tre kilometra larg shkollës. Kur një njësi e operacioneve speciale (SEK) donte ta kontrollonte atje, ai dyshohet se vrapoi drejt e në drejtim të oficerëve me një thikë. Policia dyshohet se e qëlloi më pas. Ai u plagos rëndë dhe u desh të intubohej nga ndihmësit mjekësorë”, raporton Bild.de.

Ndërsa Policia gjermane ka njoftuar se i njëjti është arrestuar dhe se s’ka më rrezik.

Shënim:Policia gjermane sot gjatë ditës kishte njoftuar se i dyshuari kosovar është 18 vjeçar, megjithatë e kanë përmirësuar moshën në 17 vjeç./Express/