Policia Kufitare është përballur mbrëmë me një incident që ndodhi në zonën kufitare te Hani i Elezit, ku u tentua të sulmohen zyrtarët policorë, ndërsa pasoi një shkrepje e armës zyrtare nga një polic, raporton Klankosova.tv
Personi i dyshuar tashmë është arrestuar, ndërsa për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).
Rastin e ka konfirmuar drejtori i Policisë për atë pjesë, Rexhep Sjarina, i cili njoftoi se një zyrtar policor ka shtënë 1 herë me armë, por s’ka pasur të lënduar.
I dyshuari që tentoi t’i godas policët me furgonin që po lëvizte, i ka shpërfillur urdhrat policorë për t’u ndalur, pasi dyshohet se në automjet kishte mallrat ë kontrabadnuara, që kapnin vlerën e rreth 4 mijë eurove.



Të tjera
Gjumi tek adoleshentët, çështje që duhet të jetë primare për prindërit e tyre
3 shenjat më inteligjente të zodiakut
Kurti zotohet për investime në mbrojtje, shëndetësi, arsim e mirëqenie