Policia izraelite ka arrestuar rreth 20 protestues në Haifa gjatë një demonstrate kundër politikës së urisë dhe gjenocidit të Izraelit në Rripin e Gazës, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
Në një akt simbolik për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës humanitare në përkeqësim, pjesëmarrësit në protestë goditnin tenxhere dhe enë kuzhine për të nxjerrë në pah urinë në rritje në enklavën e rrethuar palestineze për shkak të bllokimit të ndihmës nga Izraeli.
Protesta u ndërpre brenda pak minutash, pasi policia izraelite e shpalli tubimin “të paligjshëm” dhe shpërndau me forcë turmën.
Dëshmitarët thanë se disa demonstrues u sulmuan fizikisht gjatë ndërhyrjes së policisë dhe rreth 20 individë u arrestuan.
Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë në Gaza të paktën 59.500 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Fushata ushtarake gjithashtu ka shkatërruar enklavën, ka shembur sistemin shëndetësor dhe ka çuar në mungesa të mëdha ushqimore.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën 113 palestinezë, shumica prej tyre fëmijë, kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja që nga vitit 2023.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.
Të tjera
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton sot për krijimin e një shteti palestinez
Kosova pa dialog strategjik me ShBA-në, s’ka të ardhme
Kosova partner serioz i SHBA-së për paqe në rajon