Policia e Shqipërisë ka finalizuar operacionin e koduar “Varkëtari”, duke arrestuar një 29-vjeçar nga Puka që dyshohet se po transportonte drogë, tritol dhe municion luftarak drejt Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari L. P. kishte lëvizur me një varkë nga fshati Apripë i Pukës drejt Tropojës, ku më pas kishte parkuar një automjet tip Volkswagen me qëllim shmangien e kontrolleve policore.
Brenda bagazhit të makinës, Policia gjeti dhe sekuestroi:
1.2 kilogramë kanabis,
405 gram tritol,
51 kapsolla detonatore,
5 metra fitil zjarrpërcjellës,
municion luftarak,
si dhe një sasi parash.
Operacioni u realizua nga shërbimet e DVP Kukës, Policia e Tropojës dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, pas informacioneve operative se materiali do të kalonte në Kosovë.
I dyshuari u arrestua në flagrancë në fshatin Dushaj, ku u kap duke lëvizur me automjetin ku mbante të fshehur materialet e ndaluara.
Autoritetet shqiptare njoftojnë se po vijon bashkëpunimi me Prokurorinë dhe me homologët në Kosovë për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personit që pritej të merrte dërgesën në Kosovë.
Materialet janë proceduar për veprime të mëtejshme hetimore.



Të tjera
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha
Pirja e duhanit shkakton dhimbjen e shpinës
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë