Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një gruaje e cila kërkohet për përfshirje në veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Policia ka njoftuar se me autorizim nga prokuroria kompetente ka publikuar fotografinë e të dyshuarës dhe kërkon ndihmën nga qytetarët
“Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. E dyshuara kërkohet për përfshirje në veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet nga PK.



Të tjera
Zakone të njerëzve me vetëbesim të lartë
Ambasada Amerikane në Kosovë uron Dardanët për fitoren historike ndaj Sllovakisë
500 mijë euro, Murati tregon se kur shpërblehet fitorja historike e Dardanëve