Sot, rreth orës 15:10, Policia e Kosovës është njoftuar se në rrugën e KFOR-it, në një vilë (Vila 03), dy persona janë gjetur pa shenja jete.
Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore dhe ekipet e emergjencës mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy viktimave, një femër dhe një mashkull, të moshës së re.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore.
Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në koordinim me prokurorinë kompetente.



Të tjera
Numërohen 50% e votave për kandidatët, dhjetëshja e më të votuarve nga partitë politike
Banjska, Ibër Lepenci e hetimet për spiunazh, prioritetet për vitin 2026
Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 të tjera