Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Ulpiana” te fontana.
Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja nga Policia për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimet.
“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Ahmeti.



Të tjera
10 kuriozitete rreth bebeve!
Dhuratat që s’duhet t’ia bëni partnerit për Shën Valentin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën