Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (10.06.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 gjoba, nga të cilat 19 për vozitje pa patentë shofer, gjashtë gjoba për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave dhe 11 sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Nëntë masa janë vendosur për mospërdorim të rripit të sigurimit, nëntë sanksione për kalim në sinjalistikë të mbyllur (semafor të kuq).
“Kontrollet e qarkullimit rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit