Rreth 100 ligjërata me nxënësit e shkollave të rajonit të Prishtinës ka mbajtur Policia e Kosovës nga 1 shtatori, në kuadër të zbatimit të strategjive parandaluese, informuese dhe edukuese.
Nën moton Siguria – Prioritet i Përbashkët, policia thotë se po realizohen takime me drejtorë të shkollave, këshilla të prindërve, si dhe ligjërata me nxënës në shkolla.
“Që nga 1 shtatori deri më sot, zyrtarët policorë për nxënës, kanë mbajtur rreth 100 ligjërata në shkolla të ndryshme të rajonit, duke trajtuar tema të rëndësishme si: siguria në komunikacion, bullizmi, siguria në internet si dhe për dukuri të ndryshme asociale”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Këto aktivitete, sipas tyre, kanë për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë, shkollave dhe komunitetit, si dhe krijimin e një ambienti më të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë.



Të tjera
Këtu mund ta gjeni qendrën tuaj të votimit
Para takimit Zelensky–Trump, Meloni kërkon unitet kundër Moskës
Pres që këto zgjedhje të jenë demokratike