Policia ndalon një shtetas gjerman që hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Policia ndalon një shtetas gjerman që hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Është ndaluar në Mitrovicë një shtetas gjerman.

Siç thekson policia, ai dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Me vendim të prokurorit rasti është proceduar si kundërvajtje.

“Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas të Gjermanisë, pasi që i njëjti dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit rasti është proceduar si kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.