Njësiti policor gjatë një pike kontrolli të veturave në Kllokot ka ndaluar një veturë “Passat” me targa vendore, të drejtuar nga një i dyshuar mashkull.
Gjatë kontrollit, para ulëses së pasagjerit janë gjetur 50 copë municion shkollor të kalibrit 9 mm dhe dy radiolidhje.
I dyshuari është liruar me vendim të prokurorit, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Kllokot 05.04.2026-21:00. Njësiti policor gjatë një pike kontrolli të veturave ka ndaluar veturën Pasat me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari m/k. Gjatë kontrollit të veturës para ulëses së pasagjerit i janë gjetur 50 (pesëdhjetë) copë municion shkollor të kalibrit 9 mm dhe dy radiolidhje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thotë PK-ja, transmeton Klankosova.tv.



Të tjera
Nis protesta e studentëve në Shkup, kërkohet që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip
Po bëjmë përpjekje të gjejmë zgjidhje
Katër rregullat bazë për të përmirësuar gjumin